Festa e Birrës, 5 netë fantastike në Korçë

14 Gusht, 2023 - 2:04 pm

Korça po përgatitet të presë Festën e Birrës me 5 netë fantastike.

Ministri i Mbrojtjes, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi ndau sot pamje nga një prej eventeve më të mëdha në Shqipëri, Festa e Birrës, e cila shënon këtë vit edicionin e 17-të.

Me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, kjo festë, pritet të thyejë rekordet e vizitorëve që zgjedhin Korçën si destinacion.

Nga data 16-20 gusht, muzika fantastike e këngëtarëve më në zë shqiptarë si Elvana Gjata, Ylli Limani, Eugent Bushpepa etj., do të shoqërojë këtë festë përgjatë të pesta netëve.

Atmosfera elektrizuese do të vijojë me retron e viteve ‘90 me grupet “No Mercy”, “La Bouche” etj., si dhe yjet e muzikës greke Despina Vandi dhe Keti Garbi.

Festa e Birrës ka arritur standarde të larta organizimi vit pas viti duke ridimensionuar format e argëtimit dhe të turizmit në vend./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme