“Festa e Lakrorit” një copë korçe që synon promovimin e traditës

4 Gusht, 2019 - 8:30 pm

Lakrori i pjekur në saç, një gatim i spikatur i zonës së Korçës përcillet si një manifestim i traditës së kësaj zone përmes Festës së Lakrorit.

Në fshatin Polenë janë mbledhur qindra vizitorë vendas dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur të festojnë dhe sigurisht të provojnë shijen e veçantë të lakrorit të gatuar nga amvisat e Polenës dhe sigurisht të pjekur në saç, raporton Top Channel.

Qindra lakrorë u gatuan dhe u poqën mbrëmjen e së shtunës për të gjithë ata që kishin vendosur të shijonin një “copëz” korçe.

Kjo festë është sjellë si një paketë e Bashkisë së Korçës për të promovuar traditën e kuzhinës korçare dhe për të gjallëruar verën. Festa e cila është kthyer në traditë, është një alternativë e mirë jo vetëm për banorët e zonës por edhe turistët e shumtë të cilët zgjedhin Korçën. /KultPlus.com

Të ngjajshme