“Festa e liqenit”, Beci: Tri ditë festë në Shirokë

20 Qershor, 2025 - 8:35 pm

Për tri ditë me radhë “Festa e liqenit”, që organizohet në Shirokë, do të jetë kryefjala e aktiviteteve që po organizohen në Shkodër këtë fundjavë.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci e ka vlerësuar “Festën e liqenit”, si një ftesë treditore për festë në Shirokë, që ka nisur dje dhe do të vazhdojë deri në 21 qershor.

“Atmosferë magjike në brigjet e liqenit, ku ka nisur festa mbrëmë me performancën e veçantë të Cirkut Kombëtar që entuziazmoi të vegjël e të rritur”, tha Beci, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shtoi se sot në Shirokë është nata e ahengut shkodran.

Ky aktivitet kthen vëmendjen nga zona e Shirokës dhe Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, që për Shkodrën është një potencial turistik dhe çdo vit e më tepër po merr vëmendjen jo vetëm të investimeve të bashkisë Shkodër dhe Qeverisë shqiptare, por edhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë atraksion turistik.

“Festa e liqenit”, është një nga një ngjarje unike që sjell gjallëri, kulturë dhe argëtim në brigjet e liqenit të Shkodrës, ndërsa do të organizohen panaire, sporte të ndryshme ujore, ekspozita dhe koncerte./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme