Festivali i Dancit në Durrës, mbahet edicioni i 18-të

14 Shtator, 2023 - 7:10 pm

Skena e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, e improvizuar në një kantier ndërtimi ku ritmi, fuqia e lëvizjes dhe tingullit u shndërruan në një të vetme, mikpriti natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Dansit Modern dhe Kontemporan.

Ky edicion i 18-të i festivalit ishte dhe një homazh për një nga bashkëthemeluesit e tij, Tristan Sherifi, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Mbrëmja e kaluar ngjiti në skenë shfaqjen e koreografit franko-tunizian Hamdi Dridi, e titulluar “Unë dëgjoj ju shihni”. Koreografi është frymëzuar nga lëvizjet dhe trupat e punëtorëve të. krahut në Tunizi. Edhe gjestet më të parëndësishme të kërcimtarëve-punëtorë shndërrohen në një vallëzim të pastër.

Festivali i dancit ka krijuar një traditë të përvitshme në Durrës dhe kthyer në një dritare të hapur për të shkëmbyer idetë dhe teknikat e reja në fushën e dancit botëror. Ai mbetet një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik për të cilën nuk ka ende një aktivitet të ngjashëm./KultPlus.com

Të ngjajshme