Festivali i kitarave në Elbasan, edicioni i shtatë në teatrin ‘Skampa’

18 Qershor, 2023 - 8:30 pm

Është mbajtur në Elbasan edicioni i 7-të i festivalit të Kitarës i cili garantoi një mbrëmje muzikore fantastike në teatrin Skampa.

Me performancën e tyre Bozhana Pavlova, kitariste koncertale klasike dhe flautistja austriake Birgit Bohm dhuruan spektakël për publikun elbasanas.

“Jam shumë e lumtur që sjell një pjesë të vogël të Vienës, aty ku ne jetojmë e punojmë. Schubert, Giuliani, këto tradita për ne janë shumë të rëndësishme. Le të themi origjina e muzikës nisi kështu në Vienë dhe ne e vijmë më tej këtë gjuhë muzikore në mënyrë kontemporane. Është një eksperiencë shumë e mirë për ta njohur më shumë Shqipërinë dhe do të kthehemi sërish, sepse ne këtu jemi ndjerë si në shtëpi“-shprehet Bozhana Pavlova .

“Për mua si flautist është nder të luaj në festivalin e kitarës. Dhe mendoj që është shumë bukur të dëgjosh këtë ndërthurje të muzikës mes flautist dhe kitarës. U ndjemë shumë mirë këtu. Njerëz të sjellshëm dhe shumë të mirë, po ashtu edhe organizatorët janë kujdesur për çdo gjë për ne.“- shprehet Birgit Bohm.

Sipas drejtorit të festivalit Denis Bizhga të tilla festivale ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kulturës dhe një turizmi muzikor. I pranishëm në këtë mbrëmje ishte Ambasadori Austriak në vendin tonë i cili me disa fjalë shqip tha se përjetoi një copë Viene në Elbasan.

Nga flamengo deri tek klasikja, jazz-i dhe rock-u, audienca pati mundësinë të shijojë një varg performancash të talentuara nga muzikantet e njohura vjenezë./Top Channel/ KultPlus.com

Të ngjajshme