Filharmonia pritet të startoj me koncerte nga muaji tetor

29 Shtator, 2020 - 8:21 pm

Filharmonia e Kosovës ka rifilluar provat me grupet e vogla të njësive të saj, të orkestrës dhe të korit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Filharmonia e Kosovës ka bërë të ditur se do të filloj mbajtjen e koncerteve në muajin tetor, por me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

Më poshtë gjeni njoftimin e tyre të plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Jemi të lumtur që nga 28 shtatori, Filharmonia e Kosovës ka rifilluar provat me grupe të vogla të dy njësive të saj, orkestrës dhe korit. Pas shkëputjes prej më shumë se gjashtë muajsh, që kur vendi u fut në izolim për shkak të pandemisë dhe ballafaqimit me përhapjen e virusit Covid-19, urojmë që të jetë një fillim i mbarë për sezonin të cilin tashmë kemi filluar ta planifikojmë. Filharmonia do t’i kthehet koncerteve me numër të kufizuar të pjesëmarrësve gjatë tetorit. Shihemi së shpejti!/ KultPlus.com

Të nderuar zonja dhe zotërinj, Jemi të lumtur që nga 28 shtatori, Filharmonia e Kosovës ka rifilluar provat me grupe…

Gepostet von Kosovo Philharmonic am Dienstag, 29. September 2020

Të ngjajshme