Fillo studimet master një vit në Kosovë, viti i dytë në Gjermani, praktika në Gjermani e siguruar nga Universiteti

23 Gusht, 2019 - 12:44 pm

Pas marrëveshjes së nënshkruar nga universiteti gjerman Ludwigshafen University of Business and Society dhe Kolegji Universum tani studentët kosovarë kanë mundësi ti fillojnë studimet Master në Biznes Ndërkombëtar dhe të marrin diplomë të dyfishtë gjermane. 

Programi përbëhet nga dhjetë module prej të cilave një pjesë ofrohen në Kolegjin Universum, disa në Universitetin Ludwigshafen dhe disa së bashku nga dy universitetet. Aplikimi për regjistrim në këtë program bëhet përmes këtij linku https://bit.ly/2wqZnpQ. Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët do të pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.  

Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është PUNËSIMI NË GJERMANI, ku Universiteti Ludwigshafen do të lehtësojë procesin e gjetjes së punës praktike për studentët kosovarë. Paga minimale për punën praktike është 750 euro në muaj, e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit mujor në Gjermani. Regjistrohu https://bit.ly/2wqZnpQ

Pjesë e programit mund të bëhen edhe studentët nga institucionet e tjera, të cilët i transferojnë studimet në Kolegjin Universum. Transfero të gjitha provimet nga institucioni paraprak dhe vazhdo studimet në Gjermani, merr diplomë të dyfishtë gjermane!!

Informata më të hollësishme rreth këtij programi gjeni të publikuar në website http://tiny.cc/savi7y apo kontaktoni Kolegjin Universum +383 44 144 062 apo [email protected].

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum). / KultPlus.com

Të ngjajshme