займ на карту онлайн потребительский кредит

Filmi “1917” zgjedhet më i miri në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Golden Globes”

6 Janar, 2020 - 9:28 am

Filmi “1917” është zgjedhur më i miri në edicionin e sivjetmë të ceremonisë “Golden Globes”.

Renee Zellweger është shpallur aktorja më e mirë për rolin e Judyt, ndërsa Joaquin Phoenix mposhti Adam Driverin e Christian Balen për aktorin më të mirë me “Jokerin”.

Lista e fituesve në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles:

Filmi më i mirë – dramë: 1917

Aktorja më e mirë – dramë

Renee Zelweger – Judy

Aktori më i mirë – dramë

Joaquin Phoenix – Joker

Filmi më i mirë – muzikël ose komedi – Once Upon a Time in Hollywood

Aktorja më e mirë në muzikël ose komedi – Awkwafina – The Farewell

Aktori më i mirë në muzikël ose komedi – Taron Egerton – Rocketman

Filmi më i mirë i animuar – Missing Link

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj – Parasite

Aktorja më e mirë dytësore – Laura Dern – Marriage Story

Aktori më i mirë përkrahës – Brad Pitt – Once Upon a Time in Hollywood

Regjisori më i mirë – Sam Mendes – 1917

Skenari më i mirë – Quentin Tarantino – Once Upon a Time in Hollywood

Kënga më e mirë origjinale – I’m Gonna Love Me Again – Rocketman

Seria më e mirë televizive – dramë – Succession

Aktorja më e mirë në seri – dramë – Olivia Colman – The Crown

Aktori më i mirë në seri – dramë – Brian Cox – Succession

Seria më e mirë televizive muzikël ose komedi – Fleabag

Aktorja më e mirë në seri televizive muzikël ose komedi – Phoebe Waller-Bridge – Fleabag

Aktori më i mirë në seri televizive muzikël ose komedi – Ramy Youssef – Ramy

Seria më e mirë televizive e kufizuar – Chernobyl

Aktorja më e mirë në seri të kufizuar – Michelle Williams – Fose/Verdon

Aktori më i mirë në seri të kufizuar – Russell Crowe – The Loudest Voice

Aktorja më e mirë përkrahëse në seri – Patricia Arquette – The Act

Aktori më i mirë përkrahës në seri – Stellan Skarsgard – Chernobyl. /KultPlus.com

Të ngjajshme