Filmi ‘Marry Me’ arrin në Cineplexx Prizren me shumë shpërblime për Ladies Night

9 Shkurt, 2022 - 9:30 am

Jennifer Lopez rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri komedi-romancë, “Marry Me”. Për këtë premierë, Cineplexx organizon “Ladies Night” me shumë shpërblime në kinemanë në Prizren.

Në këtë event me 10 shkurt duke filluar nga ora 18:00 do të shfaqet filmi i shumë pritur nga aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, “Marry Me” ku gjatë këtij eventi do të ketë shumë shpërblime në çdo sallë si:

1x Microblading në vlerë prej 200€ nga BROWS BY – Fjolla
3x parfume nga EBC Cosmetics
2x Syze Ray-Ban nga Optika Gacaferi
10x dhurata nga Oriflame
3x Frizurë dhe Grim në vlerë prej 65€ nga Ándërr Atelie
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M Clothes
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Ariana Nila Jewelry
2x aksesorë Guess nga EMO

Përveç shpërblimeve do të ketë gjithashtu një meny speciale të “Ladies Night” me çmim special nga 7,90€ në 5,00€ ku përfshihet një Popcorn L, dy pije 0,5l dhe Biskrem.

(from left) Kat Valdez (Jennifer Lopez) and Charlie Gilbert (Owen Wilson) in Marry Me, directed by Kat Coiro.

Ngjarja e filmit zhvillohet rreth yllit të muzikës, Kat Valdez (J.LO) e cila bashkë me Bastian (Maluma) do të martoheshin drejtpërdrejtë përpara një audience botërore fansash. Por kur Kat mëson shumë pak sekonda para premtimeve të saj, se Bastian e ka tradhëtuar, ajo vendos të martohet me Charlien (Owen Wilson), një të panjohur prej publikut. Ndërsa rrethanat komplikohen për çiftin e porsamartuar, ata duhet te vendosin nëse dy njerëz nga bota kaq të ndryshme mund ta gjejnë dashurinë e vërtetë së bashku.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Të ngjajshme