Fjalëkalimet më të përdorura në vitin 2021, ‘123456’ vazhdon të mbetet trend

27 Nëntor, 2021 - 9:15 pm

Mbajtja e një fjalëkalimi në mend vazhdon të mbetet një problem i madh për shumë njerëz, shkruan KultPlus.

Kompania NordPass, e cila merret me fjalëkalimet, ka bërë së fundmi një matje me top 10 fjalëkalimet më të përdorura në të gjithë botën në vitin 2021.

Në atë listë, përkundër faktit që 123456 është fjalëkalimi më i lehtë ndonjëherë, ai gjithashtu përdoret nga më shumë se 100 milionë njerëz.

80 për qind e kësaj liste nuk ka ndryshua për më shumë se 10 vite, prandaj kompanitë e ndryshme synojnë që të mos lejojnë përdorimin e fjalëkalimit “123456” pasi është shumë i lehtë për t’u gjetur. /KultPlus.com

Të ngjajshme