займ на карту онлайн потребительский кредит

Fjalime të vjetra të Hitlerit në ankand për 34 000 €

27 Tetor, 2020 - 5:55 pm

Shtëpia e ankandit duhet të ketë qenë nën presion të madh, për t’i hequr këto dokumente nga ky ankand, mirëpo asgjë nuk funksionoi: shënimet hyrëse në fjalimet e dikurshme nga diktatori gjerman Adolf Hitler, u dhanë për 34 000 dollarë.

“Hermann Historica”, shtëpia gjermane e ankandit me qendër në Mynih, e mbrojti deri në fund projektin e saj. Të gjitha dorëshkrimet e ofruara datojnë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore: si të tilla, ato kishin një domethënie të madhe historike. Për këtë aryse, duhej të ruheshin në muze. Por, me sa duket, nuk ndodhi asnjë parablerje…

Mga ana tjetër, grupet që mbrojnë judaizmin e shtuan numrin e forumeve dhe sulmeve, duke marrë parasysh se këto tekste do të inkurajonin lëvizjet neonaziste.

Rabini Menachem Margolin, kreu i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve, me seli në Bruksel, e denoncoi: “Unë nuk mund ta kuptoj këtë mirëfilli papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri, në një klimë kaq të ethshme, e cila konsiston në shitjen e të atillë artikujve – gjëmimet nga vrasësi më i madh i hebrenjve në botë – për ofertën më të mirë”.

Po ashtu, ai shtoi në AP, se këto ankande “ndihmojnë në legjitimimin e të pasionuarve pas Hitlerit, që do të lulëzojnë falë këtij dokumenti”.

Dorëshkrimi i plotë përbëhet nga nëntë faqe: bëhet fjalë për një parathënie e fjalimit të mbajtur para oficerëve të rinj ushtarakë në Berlin, në 1939. Tetë muaj para konfliktit, që çoi në mizoritë që njohim sot.

Shoqata Evropiane e Hebrenjve vë në dukje gjithashtu, se po kjo shtëpi ankandesh kishte propozuar vitin e shkuar dokumente të ngjashme për një tjetër ankand.

Së fundmi, tekstet u blenë nga blerësit që kishin mbetur anonimë, për shumën më të lartë të vlerësimit origjinal. Dhe ndërkohë, kreu i Agjencisë Gjermane të Sigurisë së Brendshme, kohët e fundit raportoi rritjen e akteve antisemitike në vend.

Ne e kuptojmë që Covid-19 vë në lëvizje dhe me të drejtë, mendimet e qeverive dhe parlamenteve. Por, nuk mund të lejojmë që virusi i antisemitizmit të zhvillohet i pakontrolluar”, –  tha rabini, disa ditë para shitjes.

Më pas, ai kërkoi që të ndalohej shitja. Dhe, nisur nga etika, morale ose njerëzore, ky lloj produkti nuk duhet të shpërndahet kaq lehtë. “Mesazhi duhet të qarkullojë, se zhvillimi i mëtejshëm i këtij “tregu” është tabu, dhe përtej standardeve të pranueshme”.

Si e tillë, edhe Amazon duket se e ka njerrë mësimin, si rrjedhojë tani parandalon – hera-herës… – shitjen e kujtimeve naziste në faqen e saj. Vlen të theksohet, se marketingu i “Mein Kampf”, traktati i urrejtjes së Hitlerit, ishte fshirë së fundmi./Konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme