займ на карту онлайн потребительский кредит

Flamuri kuqezi ngritet mbi gërmadha

28 Nëntor, 2019 - 5:30 pm

Shqipëria është në zi dhe dhimbje për viktimat e tërmetit shkatërrues të së martës. Numri i viktimave ka arritur në 42 ndërsa të plagosur me qindra.

Këtë të enjte prej hotel ‘Mira Mares’ në Durrës u nxor dhe trupi i fundit që gjendej nën gërmadha. Fatkeqësisht, trupi që doli në barrelën e forcave të shpëtimit ishte i mbuluar. Mbi  të qëndronte trupi i pajetë i 41 vjeçarit Sotiraq Mishaj, viktima e 41 e tragjedisë që ka mbështjellë mbarë Shqipërinë.

E teksa vendi iu largua dje zisë kombëtare, sot festa e Pavarësisë pak është festuar për shkak të tragjedisë.

Mbi gërmadhat e hotelit që mori disa jetë shqiptarësh në Durrës, sot është ngritur flamuri kuqezi. /KultPlus.com

Të ngjajshme