Flasin familjarët e Arzana Krajës, njoftojnë për ceremoninë e varrimit

13 Nëntor, 2019 - 3:41 pm

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur sot e vdekur në banesën e saj, shkruan KultPlus.

Vdekja e saj i ka shokuar të gjithë, por dhimbjen e madhe e bartin familja e saj të cilët sapo e kanë bërë njoftimine  parë për vajzën e motrën e tyre.

Motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për vdekjen e motrës dhe ka ndarë informacionin rreth ceremonisë së varrimit.

Varrimi i saj do të bëhet nesër te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:0.

“”Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest. / KultPlus.com

Të ngjajshme