Flet tifozja shqiptare që bëri shqiponjën në ndeshjen e djeshme: Serbët u ankuan te sigurimi

3 Dhjetor, 2022 - 12:07 pm

Ndeshja Serbi – Zvicër solli emocione të forta mbrëmë.

Emocione të forta përjetuan sidomos shqiptarët anë e mbanë botës pasi për Zvicrën startuan lojtarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, e ky i fundit shënoi edhe golin e parë, përcjell KultPlus.

Zvicra fitoi me rezultat 3-2 pavarësisht provokimeve të shumta të publikut dhe lojtarëve serbë sidomos karshi Xhakës e Shaqirit.

E për të shijuar këtë ndeshje nga afër, shumë shqiptarë morën rrugën drejt Katarit.

Tifozja shqiptare Anila Mahalla u detyrua të largohet nga stadium pasi serbët thirrën sigurimin pasi ajo bëri shqiponjën me duar.

“Kjo jam unë. Nuk isha duke dalë jashtë, isha duke shkuar të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës se ata hoqën atë shqiptar. Të gjithë tifozët serb ishin të çmendur, të zemëruar dhe të ofenduar që unë isha mes tyre. Sapo mbërrita Shaqiri shënon golin e parë dhe më shpërtheu zemra. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë për të folur me ta për ndryshimin e sediljes”, shkruan ajo pas kësaj ngjarje./ KultPlus.com

Të ngjajshme