Fluksi i bashkatdhetarëve, shtohen kolonat në pikat kufitare

17 Korrik, 2022 - 6:01 pm

Numri i bashkatdhetarëve që po rikthehen për të kaluar pushimet në vendlindje, po shtohet ditë pas dite, shkruan KultPlus.

Pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë “pushtuar” nga kolonat, e më e ngarkuara si çdo vit është ajo në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në bazë të përditësimeve të orës 16:30 tregon se aktualisht për të hyrë në Kosovë nga Mërdari bashkatdhetarët duhet të presin 20-30 minuta derisa.

Kolonat në hyrje të Mërdrit janë 60-80 metra.

Kolona pak më të shkurtra se nga Mërdari, ka në Jarinje (rreth 30 metra), derisa koha e pritjes për hyrje nga kjo pikë kalimi kufitarë varion nga 15-20 minuta.

Për çdo informatë tjetër, shihni më poshtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme