Flutura Kusari nderohet nga Unioni i Gazetarëve të Ukrainës, kontribuoi për gazetarët ukrainas

6 Qershor, 2022 - 2:26 pm

Flutura Kusari e cila është juriste për të drejtën e medias ka dhënë një kontribut të madh me rastin e pranimit dhe integrimit të gazetarëve ukrainas brenda territorit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kontributi i saj tashmë është vlerësuar edhe nga Unioni i Gazetarëve të Ukrainës, të cilët, për Flutura Kusarin kanë ndarë edhe një certifikatë.

Për këtë vlerësim ka njoftuar vetë Kusari, ku KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e saj.

Wow, Unioni i Gazetarëve të Ukraines me paska nderu me Çertifikatë të Nderit për ndihmën që iu kemi ofru gazetarëve ukrainas në kohë lufte. Sapo ma dhuruan, ndonëse elektronikisht. Më thanë, kopjen fizike ta dërgojmë kur të kryhet lufta.

Thank you Sergiy Tomilenko. 🙏🏾./ KultPlus.com

Të ngjajshme