FMN kundërshton tërheqjen e kursimeve nga Trusti

27 Maj, 2022 - 10:10 am

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundërshtoi fuqishëm tërheqjen e parave nga Trusti Pensional i Kursimeve, propozim ky i dhënë së fundi nga partitë opozitare në vend.

FMN ka folur edhe rreth tarifave të reja të energjisë elektrike, duke thënë se rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin lëvizje të duhura të politikave.

Më 26 maj në Prishtinë është mbajtur një protestë për të lejuar tërheqjen e Trustit, pasi shihet nga qytetarët si një ndihmë e madhe në tejkalimin e krizës. /KultPlus.com

Të ngjajshme