Fotografi nga 10 shkurti 2007, një histori në vete

10 Shkurt, 2023 - 9:55 am

Si sot, me 10 shkurt 2007 u mbajtën protestat në Prishtinë, për kundërshtimin e ndodhive të fundit që po ndodhnin asokohe.

Fotografitë nga ajo ditë, tregojnë vetë situatën dhe revoltën e qytetarëve.

Pastaj përkujtohen edhe dy të vrarët më 10 shkurt 2007, Mon Balaj e Arben Xheladini.

“​Në përpjekje për ta ndalur kundërshtimin që qytetarët e Kosovës po i bënin Pakos së Ahtisaarit, më 10 Shkurt 2007, policia e UNMIK-ut, përveç që vrau Monin dhe Arbenin, i plagosi edhe mbi 80 demonstrues. Zenel Zeneli vazhdon ta ketë plumbin në afërsi të zemrës, Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisë, Mustafë Nerijovaj ishte qëlluar me plumb në ballë duke e ndihmuar një të plagosur” ka shkruar sot në rrjetin social Facebook Dejona Mihali nga VV./KultPlus.com

Të ngjajshme