Fotografi të ngjyrosura nga fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore

13 Nëntor, 2021 - 11:45 am

Një libër që pritet të ribotohet këtë muaj sjell pamje të freskëta të luftimeve e trupave nga Lufta e Parë Botërore.

Shumica e fotografive janë shkrepur në Francë dhe Belgjikë, në të ashtuquajturin Front i Perëndimit, për të cilin është shkruar edhe romani i shkrimtarit të njohur gjerman, Erih Maria Remark – “Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”.

Ndryshe, Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914, pas vrasjes së Kryedukës së Austrisë, Franz Ferdinand, në Sarajevë. Vrasja e tij nxiti luftë në tërë Evropën e pastaj edhe në kontinentet tjera.

Lufta zgjati deri në vitin 1918.

Gjatë konfliktit tepër të përgjakshëm, Gjermania, Austro-Hungaria, Bullgaria dhe Perandoria Osmane, të njohura në atë kohë si Fuqitë Qendrore, luftuan kundër Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Italisë, Rumanisë, Japonisë e Shteteve të Bashkuara, që bënin pjesë në të ashtuquajturin Bllok i Antantës.

Lufta u fitua nga ky bllok. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme