Fotografia e parë zyrtare e mbretit Charles, bashkëshortes së tij dhe princave të Uellsit

2 Tetor, 2022 - 11:00 am

Buckingham Palace ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshë Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate.

Fotografia shënon fundin e periudhës së zisë për vdekjen e Elizabeth II dhe zyrtarisht vendos William dhe Kate në zemër të monarkisë, sipas raporteve të mediave britanike. Fotoja, sipas Daily Mail, daton në prag të varrimit.

Në foto, mbreti ka një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar gruan e tij Camilla. Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me kravatën e zezë dhe të katërt janë duke buzëqeshur. /a2news.al/

Të fundit

Të ngjajshme