Froni me xham antiplumb që mban 1 milion dollarë

4 Dhjetor, 2019 - 10:22 pm

Një ekspozitë në Moskë ju ka dhënë mundësinë vizitorëve të ulen “në një fron” mjaft të veçantë, i cili është i mbushur me 1 milion dollarë.

Vepra e artit është quajtur “Froni i parave x10”. Ajo është një karrige e bërë me xham antiplumb që është mbushur plot e përplot me kartëmonedha që arrijnë shifrën e 1 milion dollarëve, transmeton Shqip njoftimin.

Ai u prezantua së fundmi në Rezidencën e Artit në veri të kryeqytetit rus dhe është realizuar nga artisti Alexet Sergienko. Ky i fundit ka bashkëpunuar me miliarderin Igor Rybakov, i cili dhuroi paratë që mbushën karrigen. /KultPlus.com

Të ngjajshme