Funerali i Princit Philip do të mbahet me 17 prill

10 Prill, 2021 - 9:54 pm

Varrimi i Princit Philip do të bëhet më 17 Prill në Kalanë Windsor në një ceremoni familjare që do të jetë e mbyllur për publikun, kanë bërë të ditur zyrtarët e Pallatit Buckingham në Londër.

Princi ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare të enjten, ndërkaq këtë të shtunë në Britaninë e Madhe për të pati nderime me gjuajtje armësh.

Duka i Edinburgut u nderua me gjuajtje të 41 armëve në të gjithë vendin, duke përfshirë Kullën e Londrës, Kalanë e Edinburgut, anijet në Gjibraltar si dhe anijet e Marinës Mbretërore në det, shkruan Euroneës.

Organizimi i funeralit do të bëhet sipas rregullave të vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe, duke u zbatuar masat kundër përhapjes së COVID-19.

Në varrimin e të ndjerit do të marrë pjesë edhe Princi Harry, i cili vitin e kaluar ishte larguar nga familja mbretërore dhe ka shkuar për të jetuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me gruan dhe djalin e tij./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme