Funerali i Princit Philip është parë nga 13.6 milionë shikues

18 Prill, 2021 - 8:10 pm

Ceremonia e varrimit e Dukës së Edinburgut është parë nga 13 milionë shikues televiziv në Britani.

Përpos televizionit, shërbesa u dha edhe në radio dhe në disa kanale të ndryshme Youtube.

Në këtë platformë lansimi i drejtëpërdrejtë i BBV regjistroi 7.5 milionë shikime globale deri sot në mëngjes.

Figurat për lansimin online në Youtube të Familjes Mbretërore, nuk ishin të qasshme, por ishte e treta në listën globale të Youtube trending, e cila e bën një matje për një person.

Një program special i BBC Tëo, ku u dha funerali i edituar i të gjithë ngjarjes, u shikua 1.31 milion herë.

Në 2002, më shumë se 10 milion veta shikuan varrimin e Mbretëreshës Elizabeth The Mother, në Mbretërinë e Bashkuar – megjithëse ajo ceremoni u mbajt të martën.

Në vitin 1997, varrimi i Diana, Princesha e Uellsit, u shikua nga 31 milion njerëz – një shifër rekord e audiencës.

Rreth 13.1 milion veta përcollën transmetimin e BBC-së për martesën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në 2018./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme