G20 – FMN: Të mos dorëzohemi në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe varfërisë

10 Shtator, 2023 - 4:42 pm

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, u ka bërë thirrje anëtarëve të G20-s që të udhëheqin me shembullin e tyre në luftën kundër krizës klimatike dhe varfërisë.

”Ata duhet të respektojnë 100 miliardë dollarët e premtuar në vit për financimin e klimës dhe të forcojnë bankat e zhvillimit shumëpalësh”, thuhet në një deklaratë të saj.

“Toka jonë e vetme është e kërcënuar nga ndryshimi ekzistencial i klimës”, tha Georgieva.

Ajo tha se ka nevojë për “investime të mëdha si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe nga sektori privat”.

Në të njëjtën kohë, vendet duhet të mbështesin tranzicionin e gjelbër, për shembull përmes reformave tatimore.

Si një organizëm global, FMN-ja supozohet të vëzhgojë që të mos krijohen turbulenca të mëdha monetare dhe të çojnë në pasiguri politike.

Përgjegjësitë e saj përfshijnë dhënien e kredive për vendet e mbiborxhuara dhe vendet me vështirësi pagese./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme