Gates: Zgjidhja e çështjes së COVID-it më e lehtë krahasuar me atë klimatike

15 Shkurt, 2021 - 1:00 pm

Zgjidhja e çështjes së ndryshimeve klimatike do të ishte “gjëja më e jashtëzakonshme që njerëzimi ka bërë ndonjëherë”, ka thënë njëri prej personave më të pasur në botë dhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates.

Krahasuar me këtë, përfundimi i pandemisë është “shumë e lehtë”.

Libri i ri i Gatesit, “Si ta luftojmë katastrofën klimatike”, është udhëzues për luftimin e çështjes së njohjes globale, shkruan BBC.

Ai ka thënë se nuk bën të nënvlerësohet shkalla e kësaj sfide.

“Ne kurrë nuk kemi bërë një tranzicion si ky që po flasim për të bërë në 30 vjetët e ardhshme. Nuk ka precedent ndaj kësaj”, ka thënë Gates. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme