займ на карту онлайн потребительский кредит

Gazetari kosovar pas infektimit: Kam shumë me tregu për COVID-in, 7 ditë ishin shumë të vështira

12 Nëntor, 2020 - 7:36 pm

Gazetari kosovar, Shkëlqim Hysenaj ka treguar për gjendjen e tij pas infektimit me koronavirus. Ai ka shkruar për ditët e tij sa ishte i infektuar si dhe për seriozitetin e këtij virusi, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, Hysenaj thotë se 7 ditë për të kanë qenë shumë të vështira, ndërsa gjithsej 14 ditë për të kanë qenë plot të panjohura.

“Kjo fotografi është shkrep ditën e 7-të, në LUFTËN time me COVID-in. Në këtë rrugëtim, 7 ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, 3 të përballueshme, 2 të  çuditshme, 2 të lehta. Dmth, gjithsej 14 ditë me plot të panjohura”, ka shkruar Hysenaj në Facebook.

Ai po çuditet se si njerëzit nuk po e marrin seriozisht virusin, duke kërkuar që të kenë kujdes të gjithë.

“Sot, kur janë bërë 21 ditë që nga shfaqja e simptomave, pamjet që po i shoh çdo ditë nëpër lokale/kafiteri, super markete, qendra tregtare e biznese të tjera me frekuentim të lartë, po çuditem se si njerëzit spo e marrin seriozisht këtë sëmundje. Kam shumë me tregu për COVID-in, si për trajtimin, shërbimet, ndihmën…….por s’ja vlenë….nuk them gjë të panjohur!! Kujdes COVID-i është i vështirë për t’u kaluar, i rrezikshëm dhe mund të lë pasoja. Unë e kreva por t’i, ruje veten “, ka shkruar Hysenaj. /KultPlus.com

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10224269519789857&set=a.1070031955233&type=3

Të ngjajshme