Gjashtë vjetori i KultPlus, mysafir: Nezir Kraki

30 Gusht, 2019 - 2:30 pm

Gazeta e parë shqiptare online e cila i kushtohet në tërësi artit dhe kulturës, KultPlus.com, po e feston gjashtëvjetorin.

Me datë 2 shtator, e hënë, duke filluar prej orës 20:00, në KultPlus Caffe Gallery ju presim për festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, si një kurorëzim të punës së palodhshme gjatë këtyre gjashtë viteve të KultPlusit tonë.

Gjatë natës do të na bashkangjitet edhe Nezir H. Kraki – profesor në Université Paris-Est Créteil (UPEC).

Me Nezirin do të bisedojmë rreth karrierës së tij akademike në Francë por edhe rreth pasionit të tij, letërsisë dhe poezisë.

Do të kemi pije, muzikë, poezi, dhe gjithçka që i jep jetë KultPlusit dhe lexuesit të saj.

Ju ftojmë, hyrja është e lirë!
KultPlus Caffe Gallery (Rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, Te Fontana në Ulpianë, Prishtinë). / KultPlus.com

Të ngjajshme