Gjermania aprovon bursa të plota për studentët e Kolegjit Universum

7 Korrik, 2020 - 4:55 pm

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral, këtë po e dëshmon fakti se deri tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i janë aprovuar 114 marrëveshje me universitete në 26 shtete të Evropës dhe Turqi. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe një universitet tjetër në Gjermani.

Studentët e Kolegjit Universum nga tani do të kenë mundësi të studiojnë me BURSË TË PLOTË në University of Vechta në Gjermani.

Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 850 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 257 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. /KultPlus.com

Të ngjajshme