Gjermania kërkon të punësoj studentë kosovarë nga fusha e biznesit

3 Korrik, 2019 - 9:40 pm

Gjermania, një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota, pasi sistemi gjerman i edukimit është një nga sistemet më cilësore në botë. Ludwigshafen University of Business and Society është një nga universitetet më prestigjoze në Gjermani.

Tani edhe studentët kosovar kanë mundësi të studiojnë në Gjermani, falë bashkëpunimit që Kolegji Universum ka me Ludwigshafen University of Business and Society, duke iu mundësuar studentëve kosovar diplomë të dyfishtë gjermane për studime master. Aplikimet kanë filluar https://bit.ly/2wqZnpQ

Përveq studimeve të dyfishta në Kolegjin Universum dhe Ludwigshafen University of Business and Society, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është punësimi në Gjermani, ku Universiteti Ludwigshagen do të lehtësojë procesin e gjetjes sëpunës praktike për studentët kosovarë. Paga minimale për punën praktike është 750 euro në muaj, shumë kjo e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit mujor në Gjermani.

Ndërsa, për studentët e punësuar në Kosovë që nuk duan të shkëpusin marrëdhënien e punës për shkak të studimeve ofrohet mundësia e ndjekjes së studimeve në distancë, ku qëndrimi në Gjermani dhe pjesëmarrja në ligjerata është obligative vetëm dy herë gjatë semestrit për një periudhë një javore. Apliko këtu https://bit.ly/2wqZnpQ

Kolegji Universum dhe Universiteti Ludwigshafen do të kujdesen që studentëve t’u jepet mbështetje e plotë në përgatitjen për vazhdimin e studimeve në Ludwigshafen, mbështetje dhe konsultime të vazhdueshme akademike, qasje në të gjitha aktivitetet studentore dhe kampusin e Universitetit Ludwigshafen.

Informata më të hollësishme rreth këtij programi gjeni të publikuar në website http://tiny.cc/savi7y apo kontaktoni Kolegjin Universum +383 44 144 062 apo [email protected].

Të ngjajshme