Gjuha shqipe prezantohet në “Ditën Evropiane të Gjuhëve” në Institutin Gothe, Rotterdam, Holandë

25 Shtator, 2019 - 3:30 pm

Gjuha shqipe prezantohet në “Ditën Evropiane të Gjuhëve” në Institutin Gothe, Rotterdam, Holandë. Në festën tradicionale të diversitetit gjuhësor në Evropë që organizohet çdo 26 shtator, do të ketë aktivitete kulturore për të promovuar vlerat dhe kulturën tonë gjuhësore, shkruan KultPlus.com

Prej 18 vitesh, “Dita Evropiane e gjuhëve” bashkon njerëz me prejardhje dhe kultura të ndryshme me qëllim promovimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor të Evropës, rritjen e ndërgjegjësimit për gjuhët si dhe nxitjen e mirëkuptimit ndërkulturor me njëri-tjetrin.

Të ngjajshme