Gjuhëtari dhe albanologu i shquar Eqrem Çabej mes arbëreshëve (FOTO)

13 Gusht, 2021 - 4:00 pm

KultPlus në 41 vjetorin e vdekjes së Eqrem Çabej, ju sjell një foto të vitit 1931 ose 1932, kur Eqrem Çabej ishte në Horë t’Arbëreshvet – Piana degli Albanesi afër Palermos, Sicili (në atë kohë quhej ende Piana dei Greci) shkruan KultPlus.

Sapo kishte kryer studimet në Universitetin e Vjenës dhe kishte shkuar të studionte në vend arbërishten e Horës, përmbi të cilën po shkruante tezën e doktoratës “Italoalbanische Studien” (Studime italoshqiptare, ose arbëreshe).

Ende e pabotuar, kjo vepër rinie do të shohë së shpejti dritën e botimit, në përkthimin e Ardian Klosit, kryer rreth dhjetë vjet më parë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme