Google: Po vlerësojmë rreziqet e njohjes së fytyrës

25 Janar, 2020 - 1:58 pm

Shohim që njohja e fytyrës mbart shumë rreziqe, kështu që nga ana jonë ka një periudhë pritjeje derisa të shohim se si po përdoret’, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai në Bruksel, gjatë një konference mbi inteligjencën artificiale, të organizuar nga grupi europian ”Bruegel”.

“Është e rëndësishme që qeveritë të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u marrë me zhvillimin dhe përdorimin e njohjes së fytyrës’’, theksoi Pichai.

‘’Për momentin Google nuk ofron produkte gjenerike për njohjen e fytyrës sepse është një nga aplikimet me rrezik të lartë që qeveritë duhet ta konsiderojnë si përparësi’’, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se inteligjenca artificiale duhet të rregullohet sipas standardeve globale, kështu që shtrirja ndërkombëtare midis BE dhe SHBA do të jetë thelbësore, ne kemi nevojë për një marrëveshje për vlerat themelore”, përfundoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Google./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme