Grabitja e pacientëve të vdekur nga Covid-19 shndërrohet në problem

18 Shkurt, 2021 - 10:15 am

Sërish një rast tjetër i një pacienti të vdekur dhe të grabitur, këtë herë në spitalin “San Camillo” në Romë, shkruan Irene Tozzi për ilcorriere dellacitta.com.

“Viktima në këtë rast është një zonjë”, shton Tozzi.

”Ndërkohë, djali i zonjës, Mirko Marsella, ish-këshilltar në bashkinë e qytetit, shkoi me dhimbje të jashtëzakonshme në pavijonin ‘Marchiafava’, të spitalit ‘San Camillo’, për të marrë sendet e nënës së tij, e cila kishte vdekur për shkak të Covid-19”, shkruan ajo.

Por, ai kuptoi, me shumë keqardhje, se sendeve të së ndjerës i mungonin sende të çmuara.

”Ndonjëherë ju përfundoni në spital për shkak të një sëmundjeje, qëndroni atje për 40 ditë dhe vdisni vetëm pa praninë e të dashurve tuaj. Humbja e një nëne shkakton dhimbje të jashtëzakonshme. Dhe në momentin që mendoni të ngushëlloni veten… e gjeni atë duke përjetuar edhe një dhimbje tjetër. Sepse midis shumë gjërave të kthyera, sendi më i çmuar personal mungon: një palë vathë prej ari të bardhë me një diamant të vogël”, thotë Mirko.

”Për nënën time ato ishin dhurata më e çmuar nga e cila ajo nuk u nda kurrë… Nga spitali  kemi vetëm një heshtje absurde dhe e pajustifikuar… Njerëz pa asnjë skrupull ‘pastrojnë’ trupat e të ndjerit nga objektet më të çmuara”, thekson ai.

”Ju që keni bërë këtë gjest të neveritshëm, a mund të jetoni vërtet në paqe? Duke parë veten në pasqyrë?”, përfundon ai.

Edhe përpara disa ditësh, një ngjarje e pazakontë regjistrohet në spitalin napolitan ”Asl Napoli 2 Nord”, sipas gazetës italiane ”La Repubblica”, që e ka publikuar ngjarjen edhe në rrjetet sociale.

Pasi kishte vdekur nga Covid-19, që në muajin nëntor, për tre muaj një familje ka kërkuar kthimin e sendeve personale të të ndjerit.

Djali i tij Salvatore Ferrillo, me një letër të botuar nga “La Repubblica”, rrëfeu edhe një rast tjetër plaçkitjeje.

“Unë nuk heq dorë, zinxhiri i floririt dhe besimi në Zot ishin të vetmet gjëra që babai im duhej të na jepte. Ata janë si relike për ne”, thotë Salvatore.

Ndërkohë, në regimet e lexuesve gjen shembuj të tjerë të grabitjes së viktimave./ KultPlus.com

Të ngjajshme