Gratë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja protestojnë në New York, kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale nga Serbia gjatë luftës

28 Tetor, 2021 - 1:00 pm

Me moton “Rally for her justice”, para konsullatës së Serbisë në New York sot do të protestojnë gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnja dhe Hercegovina përmes së cilës kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale që ushtruan kriminelët serbë gjatë luftës.

Kjo iniciativë është nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi.

Iniciativën e deputetes Vasfije Krasniqi e kanë mbështetur deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj, transmeton KultPlus.

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur këtë iniciativë, ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka kërkuar që të dënohen kriminelët serbët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

Edhe kryeministri Kurti i është bashkuar nismës “RallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Për krimet e saj e të luftës në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe të përballet me të kaluarën. Ne qëndrojmë me të gjithë të mbijetuarit e luftës që kërkojnë drejtësinë. Më 28/10 në #NYC të gjithë duhet të paraqiten përkrah VasfijeKrasniqi dhe #RallyForHerJustice”, ka shkruar Kurti në Twitter. / KultPlus.com

Të ngjajshme