займ на карту онлайн потребительский кредит

Greta Thunberg edhe këtë vit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

3 Shkurt, 2020 - 5:58 pm

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e cila nisi e vetme një protestë është nominuar për të dytin vit me radhë për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.

Greta Thunberg e cila tashmë është adoloshentja më e famshme në botë, u nominua nga dy politikanë në Suedi, për punën e saj rreth ngritjes të vetdijes për krizën klimatike në botë.

Politikanët Jens Holm dhe Hakan Svenneling nga Partia e Majtë, thanë se vajza 17-vjeçare ka punuar shumë për t’i bërë politikanët që t’i hapin sytë para krizës klimatike.

Ata shtuan se aktivistja Thunberg dhe puna e saj në zvogëlimin e gazrave dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është edhe vepër e bërjes së paqes, shkruan “Daily Mail”, transmeton KultPlus.

Thunberg-u ishte nominuar për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por nuk kishte arritur ta fitonte çmimin përballë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Nxënësja suedeze i ka inkurajuar të rinjtë dhe fëmijët në mbarë botën që ta braktisin përkohësisht mësimin dhe të protestojnë për të kërkuar më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike. Kjo lëvizje tashmë është përhapur në disa kontinente në tërë botën./ KultPlus.com

Të ngjajshme