Gruaja e Alec Baldwin reagon pas vrasjes në xhirimet e filmit

26 Tetor, 2021 - 5:00 pm

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit më të ri të bashkëshortit të saj, Alex Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur Hilaria.

Reagimi i saj vjen pak ditë pasi burri i saj foli për tragjedinë. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”, tha ai.

Të fundit

Të ngjajshme