Guvernatori i Tokios u bën thirrje qytetarëve të veshin rrollka për të ulur faturat e energjisë

18 Nëntor, 2022 - 11:09 pm

Guvernatori i Tokios u ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin rrolla këtë dimër për të reduktuar konsumin e energjisë, shkruan BBC.

Yuriko Koike tha se rrollkat mund të jenë një mjet për të ndihmuar në reduktimin e faturave në rritje të energjisë.

Punonjësve në sektorin publik po i’t thuhet të japin shembull duke veshur rrollka, transmeton KultPlus.

Kryeqyteti japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes furnizimit të pasigurt dhe çmimeve në rritje.

Zyrtarët në takimet për këtë çështje janë parë krah për krah të gjithë të veshur me rroba të nxehta.

Zonja Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen rrollkat, kur u pyet nëse një veshje e tillë është e përshtatshëm për vendin e punës.

“Ato janë të ngrohta dhe konsumi i përgjithshëm i energjisë është zvogëluar, kështu që ne mund ta lidhim atë me uljen e emetimeve të CO2,” tha ajo.

Në fillim të këtij muaji, qeveria japoneze u kërkoi njerëzve të fikin dritat e panevojshme, të veshin veshje me shtresa brenda dhe të ulnin temperaturën e ngrohjes midis 1 dhjetorit dhe 31 marsit.

Në Evropë, e cila po përballet gjithashtu me një dimër të vështirë falë rritjes së çmimeve të energjisë, Franca ka nisur një plan kombëtar të kursimit të energjisë, duke u bërë thirrje qytetarëve të fikin dritat dhe të ulin termostatet për të shmangur ndërprerjet e energjisë dhe gazit.

Ndërkohë, Gjermania ka futur një sërë rregullash për të ulur përdorimin e energjisë – duke përfshirë që monumentet dhe ndërtesat publike nuk mund të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneset mund të ndalohen të mbajnë dyqanet e tyre të ndriçuara gjatë natës. /KultPlus.com

Të ngjajshme