Halil Matoshi, Nora Prekazi e Shpëtim Selmani me mbrëmje poetike në KultPlus Caffe Gallery

21 Mars, 2021 - 4:57 pm

Në Ditën Botërore të Poezisë në ambientet e KultPlus Caffe Galery do të mbahet diskutimi kritik mbi poezinë, shkruan KultPlus.

Në këtë diksutim do të marrin pjesë Halil Matoshi, Nora Prekazi dhe Shpëtim Selmani.

Dskutimi kritik mbi poezinë i cili organizohet nga Social Creativity mbahet në orën 19:00.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Dita Botërore e Poezisë është një akt për të nderuar poetët, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, si dhe për të nxitur takimin midis poezisë dhe arteve të tjera.

Poezia i pohon njerëzimit të përbashkëtat, duke na zbuluar se individët, kudo në botë, ndajnë të njëjtat pyetje dhe ndjenja.

Është shtylla kryesore e traditës gojore, përmes së cilës, me shekuj mund të komunikojnë vlerat më të thella të kulturave të ndryshme.

Pra poezia vazhdon të krijoj ngjarje dhe t’i bëj bashkë njerëzit, pavarësisht distancave gjeografike dhe jo vetëm.

Andaj, nesër me 21 mars, në KultPlus Caffe Galery prej orës 19.00 jemi bashkë me Halil Matoshin, Nora Prekazin dhe Shpëtim Selmanin për një diskutim kritik mbi poezinë.

Vërejtje:

Për arsye të respektimit të masave anti Covid, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme