Hapet aeroporti i Prishtinës, Zemaj fton diasporën

23 Qershor, 2020 - 10:04 pm

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur lajmin e shumëpritur nga mërgata shqiptare.

Ai ka treguar se është hapur aeroporti, dhe u ka uruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i tij:

Aeroporti u hap, miresevjen mergate!

E morem vendimin e shumepritur.
Gjate diteve te fundit kam aktivizuar te gjitha kapacitetet per t’i bere pergaditjet per ta hapur sa me pare aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines, me qellimin kryesor qe t’i mundesohet mergates sone kthimi me i lehte ne vendlindje.
Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Miresevjen mergate! /KultPlus.com

Të ngjajshme