Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro për studentët, linku ku mund të aplikoni

7 Maj, 2022 - 11:01 am

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin e 100 eurove shtesë për studentët.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje  bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

Të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe aplikuesi s’mund të përfitojë nga subvencionimi.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”, thuhet në njoftim.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 3 qershor.

“Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”, thuhet tutje në njoftim. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/posts/pfbid027fsXt1NKtQAtSPxmsmYPDFD72VoHkp43FQAsAai9MWesKkTDyMQrfrBtC6SMTTYml

Të fundit

Të ngjajshme