Hapet ekspozita ‘Lulet e ftohta të shkurtit’, sjell ngjarjet kryesore të viteve ’90-’91

8 Dhjetor, 2021 - 4:45 pm

Sot në Festën e Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Bashkinë e Tiranës sollën për publikun e kryeqytetit ekspozitën me dokumente që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve 1990-1991 që sollën erën e ndryshimeve në Shqipëri, kur u rrëzua sistemi komunist dhe e rikthye komunikimi me botën.

Në ekspozitën e titulluar “Lulet e ftohta të shkurtit” për herë të parë shfaqen disa dokumente që sapo e kanë kaluar procesin e deklasifikimit dhe tanimë janë të aksesueshme për cilindo studiues të kësaj periudhe.

Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve në kufi, heqja e emrit te universitetit, kushtet e studentëve, krijimi i partive politike, liria fetare, kriza e ambasadave, takimet e Ramiz Alisë në OKB, takimet me përfaqësues të SHBA-ve, vizita e Nënë Terezës etj.

Ekspozita e sjellë nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë së Tiranës./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme