Hapet ekspozita ‘Udha e Kujtesës’ me portretet e të burgosurve politikë në Lushnjë

26 Maj, 2022 - 11:30 pm

Kanë qenë sot portretet e të burgosurve politikë në regjimin komunist të cilët i dhanë kuptim kurimit të së shkuarës në Lushnjë.

Në kuadër të projektit “ Profilet e së shkuarës: Lufta për liri dhe demokraci gjatë regjimit të Hoxhës”,  i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Sapienza i Romës, Fondazione di Storia Onlus, Shoqata Zëri Qytetar dhe ISEM, u zhvillua sot në Lushnjë ekspozita: “ Udha e kujtesës/Remembrance path, me praninë e kryetares së bashkisë, Lushnjës Eriselda Cefa.

Në aktivitetin e sotëm në Lushnjë në ekspozitë dhe dokumentar, morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare, ish-të dënuar politikë, familjarë të tyre dhe të rinj.

Nga Autoriteti, kryetarja Gentiana Sula, Simon Mirakaj, i mbijetuar i dekadave internim në zonë, Anton Dukagjini e Roland Çaushaj, dhe Reald Keta, drejtor i të zhdukurve

Ekspozita me portrete të të dënuarve politikë me internim në ish-ndërmarrjen “28 Nëntori” prezantoi për të pranishmit dhe të rinjtë historinë e disa dekadave më parë në vend, duke zbuluar problemet e shoqërive diktatoriale, mohimin e të drejtave dhe lirisë për breza me radhë.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka bashkëpunuar me vënien në dispozicion të dokumenteve mbi dëbim internimet në zonë, të trajtuara në kuadër të hulumtimeve. Po ashtu, me kontakte të të ndëshkuarve me internim, të cilët u bënë pjesë e dokumentarit dhe dëshmive gojore të mbledhura për këtë qëllim.

Një projekt mbi historitë e patreguara të Lushnjës është iniciuar e synon të zhvillohet në dimension të gjerë./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme