Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

23 Gusht, 2021 - 3:06 pm

Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili tha se duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes, kudo që janë shqiptarët.

“Shkenca nuk është procedurë njohjeje por transformator i madhë, dhe ajo është prodhues kulture. Sa më shumë është më specifike një shkencë aq më shumë përfshin në vete dijen, dhe në këtë pikë kam kuptuar se albanologjia është hulumtim i formave të të thënat. Ne duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes dhe këtu mendohet se mesmi i shqipes nga mësuesit tanë në mërgatë. Ne zotohemi për përpjekje maksimale dhe sukseset nuk do të na mungojnë”.

Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit shtoi se seminari mbart me vete një traditë të gjatë, e që mbledh studiues e studentë nga vendet e ndryshme që trajtojnë dhe promovojnë gjuhën shqipe.

“Ky seminar mbart me vete një traditë të gjatë, çdo herë mbledh me vete studiues e studentë që trajtojnë dhe promovojnë çështjes e gjuhës dhe traditës shqiptare. Sivjet bie në sy gërshetimi i temave e që është trajtimi i lajmeve të rreme”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti potencoi se ky aktivitet është i rëndësisë së veçantë për kombin shqiptarë.

“Dua ti përgëzojë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për avancimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për tërë kombin në tërësi. Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme. Që nga themelimi i tij ky aktivitet njihet për faktin se ka mbajtur gjatë interesin e te huajve për përvetësimin e gjuhës sonë”.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se ky edicion i këtij seminari është organizuar në kohë rekord derisa shtoi se interesimi ka qenë shumë i madhë.

“Vitin e kaluar jemi detyruar që ta shtyjmë mbajtjen e seminarit, por pikërisht në atë kohë situata pandemike nuk la asnjë hapësirë, edhe sivjet vazhduam me të njëjtin këmbëngulësi. Edhe këtë herë seminari u pa si traditë që në këto ditë na bashkon në këtë ngjarje më të rëndësishme me studimet albanologjike. Ky edicion është organizuar në kohë rekord”./KultPlus.com

Të ngjajshme