Hapet thirrja për garën më të madhe të diturisë për fëmijë

12 Maj, 2021 - 2:02 pm


Për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve nga gjithë Republika e Kosovës për disa vite me radhë Shkolla “Universum” organizon garën e diturisë të quajtur “Universiada”, e cila ka për qëllim – Promovimin e nxënësve më të mirë në Republikën e Kosovës si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes BURSAVE të plota. 

Verona Misini, përfituese e bursës 100% tregon për përvojen e saj në Universiade “Unë kam aplikuar në Garën e Diturisë UNIVERSIADA dhe kam fituar bursë shkollimi të plotë 100%. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Shkollës UNIVERSUM sepse e di që e ardhmja ime profesionale dhe akademike do të jetë e ndritur. Prandaj ju inkurajoj të gjithë nxënësve të aplikojnë në UNIVERSIADA dhe të sfidojnë veten me nxënësit më të suksesshëm në vend”.

Apliko edhe ti, përfito bursë si Verona dhe 263 nxënësit e tjerë. Linku për aplikim http://tiny.cc/5m2mqz

Gara do të realizohet në kampusin e Shkollës Universum në Ferizaj, me datë 19 dhe 20 maj, nga ora 13:00.
– Klasët VIII-IX (me datë 19 maj )
– Klasët V,VI,VII (me datë 20 maj )
(Për klasët V-VIII testi perfshinë lëndët : gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze).
(Për klasën e IX-të testi perfshinë lendët: gjuhë shqipe, matematikë, biologji, fizikë dhe kimi).

Në Garën e Diturisë mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e klasave të V,VI, VII, VIII dhe IX nga shkollat e Komunës së Ferizajt, Kaçanikut, Vitisë dhe Shtimes.

Për më shumë informata rreth Universiadës apo Shkollës Universum kontakto [email protected] apo +383 44 452 808 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme