Heroina kundër skllavërisë amerikane, Harriet Tubman, në kartmonedhë 20 dollarëshe

1 Prill, 2021 - 12:29 pm

Amerikanët dhe të tjerët së shpejti do të kenë një kartëmonedhë në portofolin e tyre me imazhin e një heroine kundër skllavërisë dhe jo të një presidenti amerikan të stampuar në të.

Bëhet fjalë për Araminta Ross, e lindur në 1822 në Maryland dhe qw vdiq më 1913. Ajo është e njohur më shumë si Harriet Tubman, një aktiviste në luftën kundër skllavërisë.

Pas ndalimit të nismës nga Donald Trump, e kërkuar nga Barack Obama, për kartëmonedhën kushtuar Tubman, Joe Bideni ka ringjallur iniciativën për afro-amerikanen e njohur. Fytyra e saj do të stampohet në kartëmonedha 20 dollarëshe që do të qarkullojnë në vend dhe që ka marrë dritën jeshile nga Rezerva Federale.

Harriet Tubman do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në një kartëmonedhë amerikane. \ a2news / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme