Hillary Clinton: Zgjedhja e Biden është fitore historike

7 Nëntor, 2020 - 6:24 pm

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

E për fitoren e Biden ka reaguar edhe Hillary Clinton e cila ka shkruar se kjo është një fitore historike dhe një refuzim kundrejt Donald Trump.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënkryetarja jonë e ardhshme. Është një fitore historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme