Historia epike e një të riu të cilit një familje e huaj ia realizoi ëndrrën

13 Maj, 2020 - 7:00 pm

Më poshtë mund të lexoni historinë e një të riu nga Gana, të cilit një familje nga Amerika ia mundësuan të arrijë shumë në jetë.

“Unë isha thjesht një fëmijë i lagjes. Në shtëpinë tonë nuk kishte ujë të rrjedhshëm. Ose energjia elektrike. Kështu që në mbrëmje, kur kthehesha në shtëpi nga shkolla, jam ulur afër rrugës.

Përtej rrugës kishte një hotel ku qëndronin të huajt. Unë i shikoja ata duke luajtur Frisbee e duke blerë suvenire afrikane nga shitësit e rrugës. Herë pas here njëri prej tyre do të vinte të më fliste. Unë isha një fëmijë kureshtar. Më pëlqente të bëja pyetje. Kështu që mendoj atyre i jam dukur i këndshëm.

Një mbrëmje një vajzë amerikane erdhi tek unë dhe filloi të më bënte pyetje. Thjesht bisedë e vogël: “Cili është emri juaj?” dhe gjëra të tilla. Por më pas ajo pyeti për ditëlindjen time dhe unë i thashë: “19 nëntor.” “Në asnjë mënyrë,”ajo u përgjigj, “në këtë ditë është edhe ditëlindja ime!”

Dhe pas kësaj u bëmë miq. Emri i saj ishte Talia. Ajo vinte të më vizitonte çdo mbrëmje dhe të më sillte biskota me çokollatë.

Ajo më linte të luaja me lojën e saj Game Boy, më pyeste për familjen time, mpyeste për shkollën. Unë isha nxënësi më i mirë i klasës së tretë, kështu që i tregoja asaj kartat e mia të raportit dhe ajo emocionohej shumë. Ajo ishte personi i parë që më çoi në plazh. Asnjëherë nuk kisha parë oqeanin më parë. U argëtuam shumë bashkë.

Por një mbrëmje ajo më tha që po kthehej në Amerikë. Dhe fillova të qaj. Ajo bleu për ne gjerdane të njëjta nga një shitës rruge, bëri një fotografi të fundit dhe premtoi se do të më shkruante letra.

Ishte një premtim që ajo e mbajti. Letra e parë mbërriti disa javë pasi ajo u largua. Dhe kishte shumë letra pas kësaj. Ajo i tregoi prindërve të saj gjithçka për mua. Më ftuan në Amerikë të qëndroja me ta për një muaj. Më çuan në lojëra bejsbolli, parqe dëfrimi dhe për të bërë blerje. Ishte koha më e mirë e jetës sime. Kur u ktheva në Gana, ata paguanin të gjitha faturat e mia për shkollën. Ata blenë librat dhe rrobat e mia. Ata paguan për mua për të marrë një diplomë në inxhinieri.

Tani unë kam kompaninë time. Familja Cassis ma ktheu jetën. Unë isha thjesht një fëmijë i rastësishëm që ata nuk e njihnin, dhe më dhanë mundësinë që ëndrrat e mia të realizohen.

U ktheva për t’i vizituar ata vitin e kaluar. Por këtë herë nuk më duhej që ata të paguajnë biletën time. Unë po mbaja një fjalim në MIT, sepse unë isha zgjedhur si një nga inovatorët e tyre më të mirë nën moshën 35 vjeçe.”/Gazeta Express/ KultPlus.com

*Kjo histori në postuar në faqen Humans of New York*

Të ngjajshme