Historiani, gazetari dhe poeti Jusuf Buxhovi feston ditëlindjen e 73-të

4 Gusht, 2019 - 11:59 am

Me anë të një postimi në prfilin e tij në Facebook historian, gazetar dhe poeti ka festuar ditëlindje e tij të 73-të, shkruan KultPlus.

Historian, gazetar dhe poeti Jusuf Buxhovi ka lindur në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu në degën e historisë së Univeristetit të Kosovës në vitin 1979, me ç’rast , me temën “Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane”,mori titullin e magjistri të shkencave të hisitorisë.

Karrierën e shkrimtarisë e nisi si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967, të cilën e vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet “Prapë Vdekja I, II, III” (1991-1995) pastaj me “Letrat për Kryeprincin” (2002), “Vera e fundit e Gjin Bardhit” (2003), si dhe “Trilogjinë Gjermane” (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.

Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin “Kodi i dashurisë” i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë “Libri i Bllacës” që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.

Në vitet në vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinë e sukseshme si romansier. Botoi romanet: “Libri i Gjakovës” (2008), “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” (2011), “Dosja e hapur” (2012), “Jeniçeri i fundit” (2013) dhe “Dosja B” (2016).

Krahas letërsisë, Jusuf Buxhovi shënoi suksese edhe si historian. Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë “Kongresi i Berlinit 1878” (2008) dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare” (2012), si dhe “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane” (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe “Kosova” (2012-2015), e cila pati shtatë botime.[nevojitet citimi] “Kosova” në tri vëllime u botua edhe në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing” (2015).

Për merita shkencore në historiografi, në vitin 2017, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës ia ndau çmimin “Historian i Vitit”

Këto janë disa nga veprat e tij:

  1. “Cirku”, tregime, “Rilindja” – 1972
  2. “Pioni”, tregime ,  “Rilindja” – 1975
  3. “Matanëkrena” – roman, “Rilindja” – 1976
  4. “Çaste” –  vështrime letrare, “Rilindja” -1978
  5. “Dinozauri” – dramë, “Rilindja” – 1979
  6. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – roman, “Rilindja” – 1982
  7. “Ura e Fshejit” – novela, “Rilindja” – 1983
  8. “Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984
  9. “Nata e shekujve” –  roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të   Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
  10. “Galeria e të vdekurve” –  roman, “Rilindja” – 1987
  11. “Libri i të mallkuarve”- roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”)
  12. “Prapë vdekja 1” – roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
  13. “Prapë vdekja 2”  –  roman, “Rilindja” -1993
  14. “Prapë vdekja 3” – roman, “Rilindja” – 1995
  15. “Qyteti i dënuar me vdekje“- roman, “Faik Konica” – 2000
  16. “Letrat për Kryeprincin“- roman, “Faik Konica” – 2003
  17. “Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004
  18. “Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004
  19. “Kujtimet e zonjës Von Braun“- roman, “Faik Konica” – 2005
  20. “Kodi i dashurisë”– roman, “Faik Konica” – 2006. (Fitoi çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit)
  21. “Udhëtimi i Mendim Drinit“- roman, “Faik Konica” – 2006.
  22. “Libri i Bllacës  1 – Shënime nga psikiatria” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
  23. “Libri i Bllacës  2 – Bota e përmbysur e Urtakut” – trilogji,”Faik Konica” – 2007.
  24. “Libri i Bllacës  3 – Etër e bij” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
  25. “Fletëza gjermane” – publicistikë, “Faik Konica” – 2008.
  26. “Kongresi i Berlinit 1878” – historiografi, “Faik Konica” – 2008.
  27. “Libri i Gjakovës” – roman, “Faik Konica” – 2008.
  28. “Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” –  historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
  29. “Jeta lakuriqe, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
  30. “Kthesa historike  2 – Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur  historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
  31. ”Kthesa historike 3 –  Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
  32. “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”,Prishtinë, 2010.
  33. “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
  34. “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
  35. “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë –“Jalifat Publishing” Houston, 2014.
  36. “Kosova” I-V, historiografi. Botoi “Faik Konica”- Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2015.
  37. “Dosja B”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2016./KultPlus.com

Të ngjajshme