Historia e jashtëzakonshme e Muhammad Ikram, kampionit të biliardos që lindi pa krahë

11 Tetor, 2020 - 11:48 pm

Muhammad Ikram është kthyer në legjendën e vogël në skenën e bilardos në Pakistan.

I lindur pa krahë ai është në gjendje të fitojë kundër kujdo në Faisalabad, qytet i madh në lindje të vendit.

Saktësia dhe forca e goditjeve të tij, të realizuara në sajë të mjekrës së tij, të bëjnë përshtypje, pas viteve me shumë punë për perfeksionimin e artit të tij.

I lindur në një familje të varfër, Muhammad Ikram, ashtu si tetë vëllezërit e tjerë dhe motrat, nuk është shkolluar dhe shpesh ndjehet i izoluar.

”Në adoleshencë, fillova të frekuentoj një sallë bilardoje, më pas, i tërhequr nga loja, fillova të trajnohem në mënyrë të fshehtë”, tregon ai.

“Në fillim, shtyja topat vetëm në një tryezë bilardoje bosh. Gradualisht u përmirësove dhe fillova të luaja me të tjerë”, thekson ai.

Të shqetësuar se mund të lëndohej, prindërit e tij e ndaluan atë të luante për një kohë të gjatë, para se të pranonin që ai ta bënte atë përsëri vitin e kaluar. Së shpejti, videot që e tregonin atë në lojë u shumëfishuan, duke e bërë Muhamed Ikram një njeri të famshëm të vogël midis lojtarëve pakistanezë të bilardos.

“Po bëhem i njohur”, gëzohet ai, ndërsa rrëfen se nuk e di se çfarë janë rrjetet sociale.

E futur në Azinë e Jugut në kohën e Indisë Britanike, bilardo mban një vend të rëndësishëm në skenën sportive pakistaneze./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme