Hong Kongu pezullon vaksinën e Pfizer-it

24 Mars, 2021 - 9:40 am

Hong Kongu ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinave të kompanisë Pfizer për shkak se një dërgesë kishte gabime në paketim, raportuan mediet kineze.

Të mërkurën, disa qendrave të vaksinimit rreth qendrës financiare aziatike që ta ndërpresin përdorimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, sipas njoftimeve që janë parë nga banorët.

Në deklaratën e distributorit dhe zhvilluesit të vaksinës thuhet se nuk është gjetur ndonjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk janë të sigurta. Megjithatë, vaksinimi do të ndërpritet si masë parandaluese, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që kanë caktuar termin nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.

Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.

Të ngjajshme